Përleshja fizike në Kuvendin e Kosovës, 13 korrik 2023 Pamjet: Kuvendi i Kosovës

Çka thotë dosja e prokurorisë për përleshjen fizike në Kuvend në mes të ministrit Murati dhe deputetit Beqa?

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve, tre prej tyre deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe njëri zëvëndëskryeministër në Qeverinë e Kosovës.

Sipas dosjes së prokurorisë, deputeti Hajdar Beqa dyshohet se gjatë mbajtjes së seancës së rregullt plenare në Kuvend, ka përdorur forcë fizike kundër tani të dëmtuarit ministrit Hekuran Murati.

Sipas dosjes së prokurorisë, derisa i dëmtuari Murati, kishte parë se deputeti Mërgim Lushtaku kishte hedhur ujë në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, i njëjti ishte ngritur në këmbë për të parandaluar ndonjë sulm ndaj kryeministrit, atëherë i pandehuri kishte vepruar në atë mënyrë që me dashje e kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarin Murati, duke e goditur me grusht në fytyrë mbi vetull. Sipas Prokurorisë Beqa me këto veprime akuzohet se ka kryer veprën penale – sulm.

Tutje, sipas dosjes së prokurorisë, i pandehuri Beqa, gjatë situatës së krijuar në Kuvend, me dashje që t`i shkaktoj dëm material të dëmtuarit Hekuran Murati, të njëjtit me forcë nga fytyra i’a ka tërhequr syzet e tij, e më pas të njëjtat i kishte hedhë poshtë në tokë duke ja dëmtuar ato, duke i shkaktuar dëm material në vlerë të pacaktuar.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale – asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Çka thotë dosja e prokurorisë për përleshjen fizike në Kuvend në mes të zv/kryeministrit Bislimi dhe deputetit Lushtaku?

Prokuroria Themelore e Prishtinës, përmes njoftimit për media, më 30 tetor ka bërë të ditur se pas zhvillimit dhe zgjerimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve, Besnik Bislimi, Mërgim Lushtaku, Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu.

Kjo aktakuzë ka të bëjë me veprimet apo ngjarjen e datës 13 korrik 2023, gjatë mbajtjes së një seance plenare në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku ndodhi një përleshje fizike mes deputetëve.

Sipas akuzës, të pandehurit Besnik Bislimi, Hajdar Beqa, Mërgim Lushtaku dhe Bekim Haxhiu, ngarkohen për veprën penale – sulmi sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, i pandehuri Hajdar Beqa akuzohet edhe për veprën penale – asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

Në lidhje me të pandehurin Bekim Haxhiu, sipas prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka kryer edhe veprën penale – lëndimi i lehtë trupor duke u bazuar në dispozitat e KPRK-së.

Prokuroria Themelore i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të ndëshkohen në përputhje me ligjin për veprat penale për të cilat janë akuzuar.

KALLXO.com pati raportuar se gjatë kohës sa ishte duke dhënë fjalim kryeministri Albin Kurti ka ndodhur një përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë kohës sa ministri i Financave, Hekuran Murati është ngritur nga karrigeja e tij, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka hedhur ujë në drejtim të tij dhe më pas ka ndodhë një përleshje fizike.

Kjo shkaktoi që Kuvendi të ndërpresë transmetimin.

Si ndodhi incidenti me grushte në Kuvend për të cilin u ngrit aktakuzë ndaj zv/kryeministrit Bislimi dhe tre deputetëve të PDK-së