Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Kryeministri: Dje në Mesditë Shtetasit Turq Janë Deportuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit tha se dje në mesditë shtetasit turq janë deportuar në Turqi.

“Informata që kam mujt me mbledhë unë dje në mesditë kanë qenë në Turqi. Trasporti e gjithçka ka qenë e planifikume”, tha ai.

Kryeminsitri tha se ka kërkuar informata nga AKI-ja, policia, MPB-ja dhe MD-ja.

“Nga informatat ka dalë që ky operacion ka qenë bileateral i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe i policisë, pra MPB. Inicimi është bë nga AKI, për shkak që sipas tyre ata paraqesin rrezik për Kosovën. Në bazë të këtij vlerësimi, AKI ka bazë ligjore me i kërku MPB që me ndodhë deportimi, pra proceduralisht me automatizim, po ndodhke”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se si veprim në raport me procedura kjo nuk përbënë shkelje, por ka qenë gabim i madh për mos-vlerësimin më të thellë të situatës.

“Është ni gabim i madh që ni gabim i tillë pa hy në përmbajtje se a kanë qenë e sa kanë qenë të rrezikshëm, tha ai.

“Unë kam shku meniherë në konsultim te Presidenti dhe kam zhvillu konsulta edhe me Kryetarin e Kuvendit, pas konsultimeve dhe kompetencave që kam duhet me vepru”, tha Haradinaj.

Kryeministri tha se kërkesa për lirim të detyrës nga ministri i brendshëm, Flamur Sefaj e shefi i AKI-së, Driton Gashi është i parevokueshëm.

“Kthim prapa s’ka, kërkesa është e parevokueshme”.