Haradinaj përkujton masakrën e Lybeniqit: Barbaria e shtetit serb nuk kurseu askënd

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot me 01.04.2024 ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit, në 25 vjetorin e kësaj masakre.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se barbaria e shtetit fashist serb nuk kurseu askënd, gra, fëmijë e pleq.

“Lybeniqi u masakrua edhe më 25 maj 1998, e java e parë e prillit 1999 ishte e kobshme për këtë fshat e zonën përreth, që u bënë cak të represionit të tmerrshëm e të paparë. Armiku ekzekutoi mbi njëqind shqiptarë të paarmatosur, nga fshatrat Lybeniq, Buçan, Rashiq, Loxhë, Kosuriq e Prilep” – ka shkruar Haradinaj.