ILUSTRIM

Komuna e Vitisë Shpenzoi më Shumë sesa Planifikoi

Shpenzimi i më shumë parave për kontratat që Komuna e Vitisë ka nënshkruar për kryerjen e punëve të ndryshme është bërë i ditur nga Raporti Vjetor Për Kontratat e Nënshkruara Publike për vitin 2014 që është publikuar në portalin zyrtar të të dhënave të hapura data.rks-gov.net.

Në raport thuhet se Komuna e Vitisë disa kontrata i ka nënshkruar me çmime shumë herë më të larta sesa vlera e parashikuar për to.

Tejkalime kontratash janë bërë mes tjerash edhe për asfaltim rrugësh dhe rregullim kanalizimesh.

“Asfaltimi i rrugës Pozheran- Sllatinë e Poshtme 120,000 euro dhe çmimi 146,717.80 euro, ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Gërmovë 80,000 euro dhe çmimi 106,721.59 euro, ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Gushicë 70,000 euro dhe çmimi 78,274.33 euro, ndërtimi kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Vërban 194,671.30 euro dhe çmimi 279,561 euro, ndërtimi kanalizimit të ujërave të zeza në fshatrat Trestenik dhe Sodovinë e Ç. 160,000 euro dhe çmimi 298,982.73 euro, ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Lubishtë 150,000 dhe çmimi 204,383.48, ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Stublla Epërme 150,000 dhe çmimi 222,422.05,” dokumentohen çmimet më të larta të kontratave në raport.

Mustafë Mehmeti, zyrtar për shqyrtimin e kërkesave për qasje në dokumentet publike në Komunën e Vitisë thotë se komuna ka planifikuar mirë kur flet për KALLXO.com.

“Po. Komuna ka planifikuar mirë, ne fundvit kemi realizuar të gjitha kontratat pa mbetur borxhe në asnjë rast,” deklaron ai.

Raporti Vjetor për Kontratat gjeti rritje të çmimeve të tyre edhe në projekte tjera komunale.

“Pastrimi i rrugëve,trotuareve dhe mirëmbajtja e varrezave te dëshmorëve, lumit dhe parkut në Komunën e Vitisë, vlera e parashikuar e kontratës 34,000 euro dhe çmimi i kontratës duke përfshirë të gjitha taksat 39,420.87 euro, furnizimi me reagenca laboratorike 20,000 euro përderisa çmimi i kontratës 22,569.07 euro, ndërtimi i objektit të ambulantës në Pozheran 159,232 euro dhe çmimi 223,071.96, ndërtimi i dy fushave të hapura sportive (LOT I , II) 20,105 dhe çmimi 25,725, ndërtimi i shkollës fillore ‘Njazi Rexhepi’ në Sllatinë të Epërme (faza IV) 47,861.2 dhe çmimi 52,764.98, rregullimi i parkut afër xhamisë në qytetin e Vitisë dhe punë të tjera 4500 dhe çmimi 9,477 euro,” vazhdon renditja e tejkalimit të shumës së kontratave në raport.

Raporti zbulon se gati është dyfishuar çmimi i blerjes së veturave për nevojat e komunës.

“Furnizimi me vetura për komunën e Vitisë 15,000 dhe çmimi 29,000, mirëmbajtja e automjeteve të komunës së Vitisë 114,000 dhe çmimi i kontratës 147,058,” tregon raporti.

Mustafë Mehmeti përmendi arsyet e ngritjes së çmimit të kontratave.

“ Këtu mund t’i përmendim disa faktorë: konkurrenca, çmimi i tregut, ose ndryshimi i paramasës pas planifikimit, e cila në momentin e përpilimit të projektit nxjerr edhe detale shtesë,” sqaroi ai.

Përfaqësues të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) tregojnë se për çfarë arsye mund të tejkalohen shumat e planifikuara të kontratave.

“ Rastet kur kontratat jepen me çmime më të larta sesa vlera e parashikuar e atyre aktiviteteve të prokurimit, në të shumtën e rasteve ndodhin për arsye të mosvlerësimit në rregull të çmimeve të tregut nga Autoriteti Kontraktues. Megjithatë, esenciale është që konkurrenca të jetë e drejtë dhe e vlerësuar drejt,” thuhet në përgjigjen e KRPP-së.

KRPP-ja në përgjigje bën me dije se nëse çmimi i kontratës rritet shumë, autoritetet kontraktuese mund ta anulojnë atë.

“Ligji Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në dispozitat e tij, gjegjësisht në nenin 62 paragrafin 1.2, i lejon Autoriteti Kontraktues ta anulojë një aktivitet të prokurimit në qoftë se të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që në masë substanciale e tejkalojnë buxhetin e Autoritetit Kontraktues për aktivitetin e prokurimit,” shpjegon KRPP-ja.

Në aksidentin e trafikut që ndodhi mëngjesin e sotëm në udhëkryqin afër Fakultetit Teknik në Prishtinë janë lënduar gjashtë persona.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit aksidenti ka ndodhur në 09:00h dhe të përfshira kanë qenë dy automjete në lëvizje.

Zëdhënësja njoftoi se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Aksident i rëndë me të lënduar në Prishtinë – FOTO