Gjashtë persona të lënduar nga aksidenti i rëndë në Prishtinë

Në aksidentin e trafikut që ndodhi mëngjesin e sotëm në udhëkryqin afër Fakultetit Teknik në Prishtinë janë lënduar gjashtë persona.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit aksidenti ka ndodhur në 09:00h dhe të përfshira kanë qenë dy automjete në lëvizje.

Zëdhënësja njoftoi se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Aksident i rëndë me të lënduar në Prishtinë – FOTO