Ilustrim
I konfiskuan një thikë, i dyshuari në Prishtinë sulmoi policin
08.5.2024 - 10:14
Policia në Prishtinë ka ndaluar një burrë, i cili ishte duke drejtuar një motoçikletë. Pasi e kanë kontrolluar, i kanë konfiskuar një thikë.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari nuk ka respektuar urdhërat dhe e ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime.
Rasti ka ndodhur më 07.05.2024, rreth orës 14:40.
Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është inicuar si ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’.