Flamuri amerikan vendoset në objektin e zyrës së AAK-së

AAK me 280 mijë euro të hyra vjetore pa asnjë donacion

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila i ka 8 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ka raportuar se gjatë vitit që shkoi ka pas të hyra në vlerë prej 280 mijë euro. Të gjitha këto të hyra i kanë ardhur nga buxheti i shtetit.

Kështu figuron në raportet e paauditura financiare të partive politike për vitin 2023 të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka shpenzuar diçka mbi 268 mijë euro.

Mbi 185 mijë euro kjo parti i ka shpenzuar për paga dhe kompensime.

Kjo parti ka raportuar se ka dicka mbi 6 mijë euro pajisje të teknologjisë informative, kurse nuk ka raportuar se ka pajisje tjera, vetura, objekte apo tokë.

Krahasuar me fillimin e vitit 2023, AAK tregon se pati 6 mijë euro objekte, mbi 8 mijë euro vetura dhe mbi 18 mijë euro pajisje të zyres. Të gjitha këto sipas AAK-së u zhvleftësuan gjatë vitit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka raportuar se mbi 30 mijë euro i ka në arkë.

Si detyrime afatshkurtra dhe afatgjata kjo parti i ka raportuar mbi 303 mijë euro .

AAK ka raportuar se nuk ka pranuar asnjë donacion gjatë vitit 2023.

Raporti i plotë i AAK-së i publikuar nga KQZ.

KQZ ka njoftuar se këto raporte janë të paaudituara dhe se ato mund të pësojnë ndryshime gjatë auditimit.