Burimi: www.pixabay.com
Mbi 810.4 milionë euro u kontraktuan nëpërmjet prokurimit në vitin 2023
Gjatë vitit të kaluar, KRRPP evidentoi se në Kosovë 165 autoritete kontraktues kanë kryer aktivitete të prokurimit, ndërsa për 16 autoritete kontraktuese prokurimet i ka kryer Agjencia Qendrore e Prokurimit [AQP].
Nëpërmjet prokurimit, në vitin 2023 janë nënshkruar mbi dhjetë mijë kontrata – vlera e tyre kalon 810.4 milionë euro
“Bazuar në këto të dhëna, numri i përgjithshëm i kontratave të nënshkruara gjatë vitit 2023 për të gjitha llojet e kontratave është 10,183 më vlerë të përgjithshme prej 810,438,403.40 €”- thuhet në raportin e KRRPP-së.
Sipas këtij raporti, 81.38 për qind e kontratave u lidhën nga organizatat buxhetore qeveritare ndërsa 18.62 për qind nga ndërmarrjet publike. Më shumë se gjysma e tyre, konkretisht 58.42 për qind e kontratave u lidhën për punë, 28.14 për qind e kontratave u lidhën për furnizime, 14.03 për qind e kontrartave ishin të natyrës së shërbimeve dhe më pak se një për qind apo 0.41 ishin për konkurs projektimi.
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik i Kosovës [KRPP] është themeluar duke u bazuar në Ligjin e Prokurimit Publik që kishte hyrë në fuqi më 09.06.2004, dhe i cili më pas ishte ndryshuar e plotësuar
KRRPP për çdo vit kalendarik duhet të përgatisë dhe dorëzojë në Qeveri dhe Kuvend një raport vjetor që analizon aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë për atë vit kalendarik.