Komuna e Prishtinës dhe OEK me trupë të veçantë komunikimi

Komuna e Prishtinës dhe Oda Ekonomike pas takimit që kanë mbajtur sot do të nënshkruajnë një memorandum për komunikim të vazhdueshëm ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Shpend Ahmeti tha se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë komunikimin e vazhdueshëm për dy fusha të rëndësisë së veçantë, atë të ndërtimtarisë dhe atë të gastronomisë.

“Ne do ta krijojmë një grup të përhershëm në mes OEK dhe Komunës së Prishtinës. Dy fusha janë më akute apo që kërkojnë komunikim më të shpeshtë në mes neve, ajo e ndërtimtarisë dhe me shoqatën e ndërtimtarëve, ku ka kalu ligji për legalizime para dy tre ditëve”, tha Ahmeti.

Kurse Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës tha se komunikimi i vazhdueshëm në mes të Komunës dhe OEK është i rëndësisë së veçantë për fushën e ndërtimtarisë dhe gastronomisë.

“Ne në takimin e sotëm një theks të veçantë e patëm te sektori i ndërtimit, ne besojmë se ekzistojnë hapësira që në kuadër të legjislacionit të përgjithshëm që është për tërë Kosovën gjenden mekanizma që munden me i stimulu pjesën e investimeve nëpër Komuna, nuk duhet me u trajtuar vetëm nga aspekti procedural, sidomos te çështja e dhënies së lejes për shfrytëzim për pronën komunale”, tha Rukiqi