Ilustrim

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë të shtunën mbyllet përkohësisht 

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë do të mbyllet përkohësisht, të shtunën, më 06.06.2026.

Siç njofton komuna, rruga do të jetë e mbyllur gjatë intervalit kohor nga ora 08:00 deri në orën 16:00. 

Ky kufizim i lëvizjeve njoftohet se po bëhet për shkak të zhvillimit të disa punimeve në kuadër të projektit për instalimin e rrjetit të ri të ndriçimit publik.

“Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren”- thuhet në njoftimin e lëshuar më 05.06.2026.