Hare e Gaz pa Lotsjellës në Kuvend

Seanca e parë e këtij sezoni pa opozitën, deputetët e shumicës i gjeti në disponim të mirë.

Buzëqeshjet dominuan te deputetët e ministrat para se të fillojë seanca në të cilën ata kishin vetëm një pikë në rendi dite, atë për OShP-në.

Dhe buzëqeshja u zgjati më shumë se ata pritën për shkak se seanca filloi me më shumë se gjysmë ore vonesë.

E punë patën pak, pak më shumë se pesë minuta.

Krahasuar me seancat tjera të këtij 6 mujori, kjo është një ndër seancat e vetme plenare pa lotsjellës dhe ndër të paktat që zgjati kaq pak.