Hahn Do Diskutime të Liderëve për Demarkacionin

Pas takimit me liderët kosovarë, në një konferencë për gazetarë Komisionari për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim Johannes Hahn tregoi se për çfarë u diskutua.

“Ishte takim intensiv dhe pres të ketë edhe të tjerë… Na mbetet ende shumë për të punuar. Patën pozicione të njohura për demarkacionin,” tha Hahn.

Komisionari kërkoi bisedime të liderëve për ratifikimin e demarkacionit. Tha se nëse nuk ka diskutime për këtë çështje, mund të mos ketë liberalizim.

“Nëse s’ka diskutime për demarkacionin është e mundshme qe liberalizimi të mos ndodhë. I kam lutur të marrin pjesë në zhvillimin e vendit. Ne jemi të gatshëm të asistojmë, të ndihmojnë, por autoritetet në fund e marrin vendimin. Shpresoj të kemi storje suksesi në të ardhmen,” tha Hahn.

Ai deklaroi se opozita e pozita duheta të kenë respekt të ndërsjellë.

“Të ulen së bashku dhe të diskutojnë dhe ua thashë të gjithëve edhe nëse qeveria ka shumicë të qëndrueshme është një mënyrë e matur e të qeverisurit që të mundohet t’i qaset opozitës, por në anën tjetër edhe opozita duhet të respektojë rezultatin e zgjedhjeve që qeveria ka arritur,” tha Hahn.

Hahn kërkoi përkushtim të të gjitha partive politike për agjendën evropiane.

“Në demokraci secili mund dhe duhet të kontribuojë, por gjithashtu duhet të respektojë zërin e votuesve dhe është edhe një mundësi-zgjedhjet e ardhshme dhe do të shohim si gjërat do të zhvillohen më tej, por dua të shoh se të gjitha partitë politike janë së paku të përcaktuara, të fokusuara në perspektivën evropiane dhe gjithçka që lidhet me të,” porositi Hahn.

Ai atmosferën në takimin e liderëve të pozitës dhe opozitës e përshkroi si të qetë.

Liderët kosovarë nuk folën për medie kur dolën nga takimi.

lideret

Takimi u zhvillua në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës, aty ku mbaheshim mbledhjet e legjislativit kur në sallën e mbledhjeve opozita aktivizonte gaz lotsjellës.