Arrestohet një polic, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një zyrtar policor, më 08.05.2024, pasi dyshohet se ai ka kryer veprën penale ‘Ngacmim seksual’ ndaj një viktime të mitur.

Hetuesit e IPK-së ishin lajmëruar përmes telefonit rreth dyshimeve se zyrtari policor kishte kryer veprime të kundërligjshme, njofton IPK.

Me këtë rast, IPK bën të ditur se janë koordinuar me Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe ka filluar hetimi ndaj zyrtarit të dyshuar.

“IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual “ ndaj një viktime të mitur. Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar dje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë” – thuhet në njoftimin e IPK-së, më 09.05.2024.

Sa i përket veprimeve të mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast, IPK thotë se, do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.