Gruaja ther me thikë burrin pastaj arratiset

Policia ka raportuar se një grua ka therur me thikë burrin e saj.

Sipas raportit ditor të policisë, dy ditë më parë në Vushtrri, një burrë ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga bashkëshortja e tij.

E dyshuara, sipas policisë, gjendet në arrati.