Ilustrim

Sulmohet një person në Mitrovicë të Veriut

Një person ka raportuar se është sulmuar nga një person tjetër në rrugën “Tirana” në Mitrovicë të Veriut.

Sipas tij kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një shitblerje.

Sipas raportit 24 orësh, ankuesi ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervisimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të hënën më datë 06.05.2024 rreth orës 19:00.