Foto: Ilustrim

Grabitje e Armatosur në Bankën BKT në Dardani

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri kanë grabitur sot në ora 16:47 filialin e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), në lagjen Dardania të kryeqytetit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Sipas informatave të para dyshohet që  grabitjen e kanë kryer dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri (revole)”, ka thënë Borovci për KALLXO.com.

Sipas zëdhënësit, të dyshuarit pasi kanë kryer aktin kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Përveç grabitjes së parave nuk raportohet për të lënduar ose përdorim armësh, shtoi Borovci.

Zëdhënësi  tregoi se Policia po bashkëpunon me zyrtarët e bankës për të konfirmuar shumën e parave të grabitura, ndërkohë që ka filluar një hetim lidhur me rastin si dhe po punohet për identifikimin e personave të dyshuar të implikuar në rast.