Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Prishtinë, një person raporton se kolegu e kanosi me armë - në fund arma del të jetë lodër

Një person në Prishtinë ka raportuar dje me 30.05.2026 në Polici se është kanosur me armë nga kolegu i tij.

Policia ka thënë se arma – lodër që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar.

“I dyshuari pasi ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë duke lëvizur në kahje të kundërt dhe duke i rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.