Gjykata Merr Vendim për Deputetët e Arrestuar

Pal Lekajt i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa kolegët e tij Glauk Konjufcës, Aida Dërgutit, Besa Baftiut, Teuta Haxhiut dhe Time Kadriajt i është caktuar masa e paraqitjes në polici.

Vendimin ndaj këtyre deputetëve të arrestuar dje e ka marrë gjykatësja e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Alltëne Murseli.

Deputetët opozitarë ishin arrestuar dje pasi dyshohen se kanë hedhur gaz lotsjellës gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për ta ndaluar mbajtjen e saj.