Gjendet mjet i dyshuari në afërsi të pikës kufitare në Mutivodë

Një mjet i dyshuar është gjetur dje në afërsi të pikës kufitare në Mutivodë.

Në raportin e policisë thuhet se dy person kanë raportuar se gjatë gërmimit në afërsi të objektit të ri të pikës kufitare, kanë hasur një mjet të dyshuar.

Pas këtij raportimi, njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar, predhe e minahedhësit, në mënyrë të kontrolluar.