Foto: Ilustrim

Gjenden dy granatahedhës në Lashticë të Gjilanit

Dy granatahedhës janë gjetur dje në fshatin Lashticë të Gjilanit.

Policia ka njoftuar se një person derisa po grumbullote metale në deponin e fshatit ka gjetur dhe dërguar në stacionin polcior në Zhegër dy granathedhës me madhësi 80 centimetra.

Policia ka sqaruar se mjetet e dyshuara janë nën sigurimin dhe mbikqyrjen e policisë.

‘‘Njësitit i EOD-së nga FSK ka identifikuar mjetet e dyshuara, bëhet fjalë për dy raketa hedhës krahu,’Zolla’, të cilat janë tërhequr në mënyrë të sigurt’’, thuhet në njoftimin e policisë.