Gjashtë persona të lënduar në aksident trafiku në Skenderaj

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku në Skenderaj, i cili ka ndodhur  dje rreth orës 09:00

Në këtë aksident ku janë përfshirë dy automjete, policia ka njoftuar se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe katër pasagjer.

Policia ka njoftuar se të lënduarit, ndihmën e parë mjekësore e kanë marrë në QKMF në Skenderaj, kurse për tretman të mëtejmë mjekësor janë dërguar në emergjencën e spitalit në Mitrovicë.