Gani Dreshaj Flet Pas Fitores në Istog
Fituesi i zgjedhjeve në Istog, kandidati i AAK-së për kryetar të komunës, Gani Dreshaj, tha se prej sot nuk do të jetë vetëm kryetar i atyre që e votuan “por i tërë qytetarëve të Istogut.
“I lus adhuruesit e mi të jenë të qetë, të mos bijnë në provokime, ata janë mërzitshëm. Asnjë problem nuk e kam me LDK, këtë grup të keq e hjekëm më në fund”, tha Dreshaj para simpatizantëve që po festojnë në sheshin kryesor të Istogut.
“Prej sot jam i qytetarëve të Istogut, nuk jam veç i Aleancës. Istogu do të mbesë bastion i LDK-së, i Presidentit Rugova. U ndërru veç kryetari me një udhëheqësi të keqe”, tha Dreshaj.
Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Istogut, Gani Dreshaj, rezulton fitues i zgjedhjeve të sotme në këtë komunë në bazë të rezultatit preliminar të shpallur nga KQZ.
Ai e ka mposhtur Haki Rugovën e LDK-së me një diferencë të ngushtë prej vetëm 52 votash.
Në bazë të të të gjitha kutive të votimit të numëruara, Dreshaj ka marrë 10,241 vota ndërsa haki Rugova 10,189 vota.
Deri më tani, që nga viti 2000, Istogu ka qenë i qeverisur nga LDK.