Flora Brovina ikën e heshtur nga stacioni i Policisë

Flora Brovina largohet nga stacioni policor pasi u ftua për t`u intervistuar lidhur me publikimin e fotografisë për të cilën ajo pretendon se është e një rasti të dhunimit gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Prokuroria Speciale dha urdhër policisë për ta ftuar deputeten Flora Brovina në intervistim.

Burimet e KALLXO.com treguan se deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës është intervistuar lidhur me një fotografi që ajo dje e ka bërë publike, duke e prezantuar si provë të dhunës seksuale ndaj grave shqiptare në luftë.

https://kallxo.com/fillon-intervistimi-i-flora-brovines/

.