Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Intelektualët e Kosovës po e zgjedhin NISMA-n

Partia e zëvendës kryeministrit, Fatmir Limaj NISMA, ka mbajur zgjedhjet e brendshme në komunën e Gjakovës që udhëhiqet nga AAK.

“Me pjesëmarrjen e rreth 200 delegatëve, Dega e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë mbajti Kuvendin e Punës”, thuhet në postimin e kreut të kësaj partie.

Sipas Limajt, nga ky kuvend dega e Nismës në Gjakovë do të dalë edhe më e fuqishme.

“Nisma Socialdemokrate po gjen mbështetje anekënd vendit. Subjekti ynë është shndërruar në subjekt politik, shpresë e mundësi për vendin”.

Ai ka thënë se qindra intelektualë të Kosovës po e zgjedhin NISMA-n për ta dhënë kontributin e vet dhe ne ndihemi të nderuar.

“Qëndrimet tona të matura kanë gjetur simpati dhe janë përshëndetur edhe nga ata që nuk janë votues të Nismës dhe qëllimi ynë është që ta bëjmë më të mirën për vendin”, ka shkruar Limaj.