Një grua vdes në aeroplan derisa po vinte nga Zvicra në Kosovë

Një grua raportohet se ka vdekur në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra.

Siç njofton Policia, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi ishte kontrolluar nga ekipi mjekësor ishte konstatuar vdekja e saj.

Rasti është regjistruar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” më 29.04.2024 në 22:25h.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.