Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

AAK e NISMA në koalicion parazgjedhor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate do të vendosin për koalicion parazgjedhor.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli ka konfirmuar për KALLXO.com se në ora 17:00 mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i partisë e pastaj ka edhe konferencë për medie.

“Në 17:00 është mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm kurse në 18:00 ka konferencë për media” – tha Xhemajli për Kallxo.com.

Në zgjedhjet e vitit 2021 NISMA nuk kishte kaluar pragun zgjedhor kurse AAK pati marr 7.12% të votave apo 8 deputetë.