Familjarët e Turqve të Deportuar Kërkojnë Takim me Haradinajn

Familjarët e gjashtë turqve të depërtuar nga Kosova kanë kërkuar takim me Kryeministrin Haradinaj

“Kemi kërkuar përmes avokatit tonë që të takohemi me Haradinajn, jemi duke pritur”, tha Yasemin Karabina, bashkëshortja e njëtrit prej të arrestuarve.

Ajo tregoi se nuk i besojnë Ambasadës së Turqisë në Kosovë.

“Prej ngjarjeve ne Turqi, ne nuk i besojmë ambasadës turke”, tha Yasemin Karabina kur u pyet se nëse kanë kontaktuar me ambasaden turke në Kosovë.

“Nuk po dëshirojmë që ata të shkojnë në regjimin e Erdoganit. Ne po presim lajm prej tyre. Na perveç mirësisë në Kosovë, s’kemi bërë asgjë tjetër”, tha Nervin Erden, gruaja e njërit prej të arrestuarve.

Familjarët janë duke pritur të takohen me Kryeministrin Haradinaj, ndërsa ai ndodhet në Kuvend ku pritet të vazhdojë seanca.

Shtetasit turq, zyrtarë të Kolegjit “Mehmet Akif” u arrestuan dje dhe u depërtuan më pas në shtetin e Turqisë.

Krerët shtetërorë të Kosovës kanë thënës e nuk kanë pasur njohuri për arrestimin dhe depërtimin e tyre.

Dje u protestua në Prishtinë dhe aeroport në lidhje me këtë depërtim.

Haradinaj shkarkoi sot ministrin e brendshëm dhe kreun e AKI-së.