Britani e Madhe: Vrasësi që goditi viktimën 62 herë me thikë është një nga 200 shqiptarët që do të deportohen në Shqipëri

Një vrasës shqiptar i cili e ka goditiur viktimën e tij 62 herë me thikë është në mesin e 200 kriminelëve më të rrezikshëm të Britanisë së Madhe që do të deportohen në Shqipëri për ta vuajtur pjesën tjetër të dënimit në burgjet shqiptare sipas një marrëveshjeje të shpallur të mërkurën që lam pas.

Erlin Hasa, 35 vjeçar, i cili u dënua me burgim të përjetshëm pasi vrau me thikë një njeri 43-vjeçar në një rrugë të Birminghamit, është një nga 15 vrasësit shqiptarë që do të largohen nga ky vend për t’i vuajtur dekadat e mbetura të dënimit në burgjet shqiptare. Në mesin e këtyre 200 kriminelëve janë gjithashtu tetë përdhunues dhe 17 kriminelë që vuajnë dënimin e përjetshëm.

Ky transferim i të burgosurve vjen pas muajsh negociatash midis zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë (MD) në të dy vendet pasi kryeministri britanik Rishi Sunak diskutoi për herë të parë këtë plan me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit të tyre në Downing Street në muajin mars.

Kjo marrëveshje do t’i kursejë qeverisë britanike miliona funta pasi kostoja e financimit të burgjeve në Shqipëri është sa një e treta e asaj në Britani, si dhe njëkohësisht do të bëjet lirimi i hapësirës në burgjet e mbipopulluara të Mbretërisë së Bashkuar.

Të 200 kriminelët të cilët kanë qenë të gjithë të burgosur për të paktën katër vjet – do ta vuajnë të njëjtën kohë në burg siç do ta kishin bërë në Mbretërinë e Bashkuar, që do të thotë se gjykatat shqiptare do të duhet t’a rishikojnë dënimin e atyre me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar sepse afati minimal i burgiimit të përjetshëm në shtetin ballkanik është 60 vjet.

Alex Chalk, Sekretari i Drejtësisë, ka thënë se i është mirënjohës homologut të tij shqiptar, Ulsi Manja, për përpjekjet e tij për të formësuar partneritetin tonë në rritje për çështjet e drejtësisë dhe se publiku pret që kriminelët e huaj të vuajnë dënimin jashtë shtetit – jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesve.

“Kjo marrëveshje do ta përshpejtojë largimin e këtyre autorëve dhe do t’u japë viktimave besimin se kriminelët e rëndë do të vazhdojnë të përballen me drejtësinë dhe ta kalojnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre prapa grilave. Bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtarë është një pjesë esenciale për ta bërë të mundur këtë”.

Pretendimet për të drejtat e njeriut

Shqipëria kishte shtyrë përpara kërkesën e saj që Britania e Madhe ta financonte burgosjen e tyre për kushtet e tyre të plota të burgut, ndërkohë që Britania kërkonte garanci se burgjet e Shqipërisë ishin sipas standardeve për ta shmangur çdo pretendim për të drejtat e njeriut dhe se ata kishin mjaftueshëm vende në burgjet e tyre për t’i mbajtur ata.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka rënë dakord se do të ofrojë gjithashtu mbështetje për modernizimin dhe zgjerimin e sistemit të burgjeve shqiptare, për të siguruar që këto burgje të kenë kapacitetine mjaftueshëm për t’i mbajtur të burgosurit.

Mes atyre që kthehen në Shqipëri është edhe Koci Selamaj, vrasësi i mësueses Sabina Nessa, e cili u burgos me të paktën 36 vjet pasi e kishte rrahur për vdekje mësuesen në një park në juglindje të Londrës. Ai deri më tani ka vuajtur vetëm dy vjet, që do të thotë që Britania e Madhe do t’a paguajë qeverinë shqiptare që të njëjtin ta mbajtë të burgosur edhe për 34 vitet e mbetura të dënimit.

Një tjetër vrasës i kërkuar për transferim qëlloi viktimën e tij në kokë gjatë një konflikti droge në Hartlepool dhe do t’i shërbejë deri në nëntë vjet në Shqipëri.

Një tjetër sulmoi dhe përdhunoi seksualisht një grua të re të pambrojtur në një sulm të furishëm 45-minutësh pasi e ndoqi nga një lokal përpara se të hidhej mbi të në një rrugë të izoluar./MSN.com

Përgatiti: Nuhi Shala