Ende pa Kërkesë për Masë Sigurie Ndaj Faton Topallit

Për Topallin ende nuk ka ndonjë kërkesë për masë sigurie nga prokuroria.

Lajmin e bën të ditur avokati i tij sipas detyrës zyrtare Alban Ajvazi.

Faton Topalli u arrestua sot në Kuvendin e Kosovës nën dyshimin për aktivizimin e gazit lotsjellës në njërën nga seancat e Kuvendit.

Sot paraburgimi prej 30 ditësh i është caktuar deputetes tjetër të “Vetëvendosjes” Albulena Haxhiut, po nën dyshimet për aktivizim të lotsjellësit në Kuvend.

Edhe Haxhiu u arrestua sot në Prishtinë.