Logo e LDK-së - Foto: Facebook

Emrat e LDK-së për Prishtinën dhe Prizrenin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur si kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës, ish Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Social, Arban Abrashi, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës.

Burime të KALLXO.com brenda LDK-së konfirmojnë se kjo parti ka përzgjedhur edhe kandidatin për Kryetar të Komunës së Prizrenit.

Ish-deputeti i LDK, Hatim Baxhaku do të kandidojë në zgjedhjet e 22 tetorit për vendin e të parit të Prizrenit.

Deri më tani Lidhja Demokratike nuk e ka bërë publike kandidaturën e saj për kryetarë të këtyre komunave ndërkaq sot është afati i fundit për certifikimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.