Dënohet Ferizajasja, akuzohet se u zu me drogë në hyrje të Dubravës

Me burgim me kusht është dënuar Havushe Grobel nga Ferizaj në akuzën për posedim narkotikësh.Sipas aktakuzës ajo ishte arrestuar në hyrje të burgut të Dubravës në kohën kur po hynte në vizitë tek kunati i saj. Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 200 euro gjobë Ferizajasen .

Dje gjatë ditës e pandehura e kishte pranuar fajësinë për veprën që i vihej në barrë.

Havushe Grobel akuzohej nga Prokuroria Themelore në Pejë, për shkak se me datë 06.02.2018, në burgun e Dubravës, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike të llojit “Marihuanë”.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të njëjtës pas kontrollit nga ana e oficerëve korrektues, në xhepin e pasmë të pantallonave i janë gjetur 0.11 gram të narkotikut në fjalë.

KALLXO.com, ka raportuar për praninë e një numri të madh të rasteve të narkotikut në burgun e Dubravës.

https://kallxo.com/dubrave-i-burgosuri-gelltitiste-drogen-per-ta-nxjerre-me-jashteqitje/

https://kallxo.com/vizitori-burgut-kapet-marijuane/

https://kallxo.com/paraburgim-mesuesit-qe-tentoi-te-fuste-droge-ne-burg/