Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com
Pejë, bastisen dy objekte banimi të një të dyshuari për trafik të narkotikëve në nivel ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në rajonin e Pejës janë bastisur dy objekte banimi të një personi të dyshuar për trafik të narkotikëve në nivel ndërkombëtar.
Sipas Policsië, në këtë operacion policor kanë qenë të angazhuara njësite të ndryshme polciore, të cilët kanë kryer kontrolle në dy lokacione, banesë dhe shtëpi banimi të personit të dyshuar P. D., i cili më datën 22 nëntor ishte arrestuar nga Policia e Shqipërisë si i dyshuar për trafik të narkotikëve në nivel ndërkombëtar.
“Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të potencuar, ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.