Akuzoheshin se po tentonin transportimin e drogës përmes autobusëve në Serbi, ky është dënimi i gjykatës për të akuzuarit

Procesi Gjyqësor ndaj të akuzuarave për narkotikë, Mexhaid Qerimi, Fehmi Mustafa dhe Gjulin Radoja preku fundin sot, në gjykatën e shkallës së parë në departamentin special.

Sipas dosjes së prokurorisë, të akuzuarit Mexhaid Qerimi dhe Fehmi Mustafa ngarkohen me veprën penale të blerjes, shitjes, posedimit të narkotikëve.

Qerimi akuzohet edhe për sulm ndaj personit zyrtar. I njëjti kishte tentuar të arratisej nga policia. Mustafa dhe Qerimi akuzohen nga prokuroria se kanë shpërndarë dhe transportuar narkotikë.

Qerimi për blerje, shitje dhe posedim të narkotikëve u gjet fajtor dhe u dënua nga gjykata me 4 vite dënim me burgim dhe me 10 mijë euro dënim me gjobë, kurse për sulm ndaj personit zyrtar u dënua me dënim me burgim prej 1 viti. Gjykata si dënim unik të akuzuarit shqiptoi 4 vite e gjatë muaj dënim me burgim dhe 10 mijë euro dënim me gjobë.

Qerimi kishte pranuar fajësinë për të dy veprat penale.

Mustafa dhe Qerimi akuzohen nga prokuroria se kanë shpërndarë dhe transportuar narkotikë.

Mustafa po ashtu u shpall fajtor nga Gjykata e Prishtinës në përbërje prej Lutfi Shalës, si kryetar i trupit gjykues, Valon Kurtaj e Kujtim Krasniqi- anëtarë, me 5 vite dënim me burgim dhe me 10 mijë euro dënim me gjobë, vepra për të cilat nuk e kishte pranuar fajësinë i pandehuri.

Të njëjtit akuzohen se kanë pasur marrëveshje që narkotikët t’i transportojnë në Serbi përmes autobusëve “Deda Reisen”, të cilët janë në pronësi të pandehurit Fehmi Mustafa.

Kurse, i pandehuri Gjulin Radoja akuzohet nga prokuroria se gjatë vitit 2022 në vazhdimësi i ka shpërndarë dhe shitur narkotikë të pandehurit Gazmend Aliu.

Për këtë vepër i Radoja u dënua me 2 vite e gjashtë muaj dënim me burgim dhe me 10 mijë euro dënim me gjobë.

Gazmend Aliu dhe Fatlum Abdullahu bënin pjesë në grupin e të akuzuarve, kishin pranuar fajësinë se kanë pranuar nga njëri-tjetri marihuanë, sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, me prokurore të çështjes Habibe Salihu.

Ndaj të pandehurit Aliu, sipas aktakuzës rëndonin dy pika të diapozitivit. Për pikën e parë u shqiptua burgim 2 vite burgim, dhe gjobë 5 mijë euro, dhe për pikën e dytë i njëjti dënim.

Dënim unik për këtë të pandehur u shqiptua 3 vite e 6 muaj burgim dhe gjobë prej 10 mijë eurosh.

Kurse për të pandehurin Fatlum Abdullahu gjykata shqiptoi 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Në shqiptimin e dënimit, iu llogaritet dhe koha e kaluar në paraburgim dhe i konfiskohet substanca narkotike e gjetur.

Pranimi i fajësisë për të akuzuarit e lartpërmendur është bërë me aktvendim në seancën e mbajtur më 20 qershor 2023, ku edhe është ndërprerë masa e paraburgimit për të njëjtit.

Sipas dosjes së prokurorisë, të akuzuarit Mexhaid Qerimi, Fehmi Mustafa, Gjulin Radoja ngarkohen me veprën penale të blerjes, shitjes, posedimit të narkotikëve sipas nenit 267 të Kodit Penal.

I akuzuari Mexhaid Qerimi përveç narkotikëve, dyshohet edhe për sulm ndaj personit zyrtar. Sipas prokurorisë, i pandehuri duke tentuar të arratisej kishte sulmuar policin, të dëmtuarin A.E, i cili kishte dhënë shenjë të ndalte automjetin me të cilin po lëvizte i pandehuri Qerimi.

I pandehuri Fehmi Mustafa dhe Mexhaid Qerimi akuzohen nga prokuroria se kanë shpërndarë dhe transportuar narkotikë. Të njëjtit dyshohen se kanë pasur marrëveshje që narkotikët t’i transportojnë në Serbi përmes autobusëve “Deda Reisen”, të cilët janë në pronësi të pandehurit Fehmi Mustafa.

Kurse, i pandehuri Gjulin Radoja akuzohet nga prokuroria se gjatë vitit 2022 në vazhdimësi i ka shpërndarë dhe shitur narkotikë të pandehurit Gazmend Aliu.

Fajësinë nuk e kanë pranuar tre të pandehurit në këtë çështje, Mexhaid Qerimi, Fehmi Mustafa dhe Gjulin Radoja.