Tentuan të trafikonin 51 kg kanabis nga Shqipëria në Greqi, arrestohen katër të dyshuar

Policia e Shtetit ka njoftuar se është arrestuar një shtetas shqiptar i përfshirë në tentativën për trafikim drejt Greqisë, të 51 kilogramëve lëndë e dyshuar narkotike ‘cannabis sativa’.

Sipas njoftimit, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar katër persona.

“Në vijim të punës për dokumentimin e plotë me prova ligjore dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit “Again” të zhvilluar më datë 08.03.2024, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, u ndalua shtetasi në kërkim, E. P., 43 vjeç, banues në Korçë”-thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se i njëjti dyshohet se është bashkëpunëtor me shtetasin J. S., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës, në tentativë për të trafikuar me automjetin e tij, drejt Greqisë, 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga ana e Policisë po vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Ndërsa thuhet se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.