Deda: ‘Nuk e Di’- Shprehja më e Përsëritur e Kryeministrit

Deputeti i Alternativës Ilir Deda konstatoi se shprehja “Nuk e Di” po bëhet më e përsëritura e Kryeministrit Haradinaj.

Deda renditi rastet kur Haradinaj përmendi fjalët “Nuk e Di”. Tha se këto fjalë i përdori kur foli për tërheqjen e njohjes nga Burundi, kur u deklarua rreth depërtimit të shtetasve turq, për dialogun e Brukselit dhe numrin e zëvendësministrave.

Deda shkroi në facebook se derisa Kryeministri po përgjigjet “Nuk e Di”, presidenti Thaçi “po din edhe mirë bile t’i uzurpojë kompentencat e Qeverisë dhe ta shkelë Kushtetutën”.

Ja postimi i plotë pa ndërhyrje i Ilir Dedës.

Kur “nuk e di” bëhet shprehja më e përsëritur e udhëheqësit të Qeverisë:

“Nuk e di” si ndodhi tërheqja e njohjes nga Burundi;

“Nuk e di” si u kidnapuan 6 shtetas turq;

“Nuk e di” çka po ndodhë në dialog;

“Nuk e di” sa zëvendësministra i kam në Qeveri.

Derisa dikush “nuk din”, një tjetër – Thaçi – po din edhe mirë bile t’i uzurpojë kompentencat e Qeverisë dhe ta shkelë Kushtetutën.