Mytaher Haskuka - Foto: KALLXO.com

Auditori: Komuna e Prizrenit vonoi ekzekutimin e kontratës

Mungesa e mjeteve, shkaktoi vonesa në realizmin e kontratës për ndërtimin e rrugëve dhe kanalizimit në një fshat të Komunës së Prizrenit.

Vonesat e tilla shihen si rrezik që komuna të përballet me drejtësinë për mos ekzekutim të kontratës dhe shërbimet të mos kryhen me kohë për qytetarët.

Të parit të komunës iu rekomanduar t’i shtoj kontrollet mbikëqyrëse dhe t’i eliminoj pengesat para hyrjes me kontratë.

Raporti i Auditimit evidenton Komuna e Prizrenit në mungesë të mjeteve vonoi ekzekutimin e kontratës

“Te kontrata “Ndërtimi i kanalizimit dhe rrugëve në Hoqë të qytetit të Prizrenit” në vlerë prej 106,965€ nënshkruar në vitin 2017, ndër të tjerash pika 1.18 e kushteve të veçanta plani dinamik i përfundimit të punimeve specifikohet së ditët për realizimi të punimeve duhet të jetë prej 200 ditë pune, ndërsa të ekzekutuara deri në pranimin teknik të punimeve ishin 289 ditë pune. Sipas mbikëqyrësit të kontratës, shkak i vonesave ishte mungesa e mjeteve në dispozicion për të përfunduar kontratën. Gjithashtu, si shkaktarë janë evidentuar edhe disa raste të kontesteve pronësore në teren përgjatë realizimit të projektit”, thuhet në raportin e Auditorit.

Planifikimi jo u duhur i mjeteve dhe mos eliminimi me kohë i pengesave të kontesteve pronësore ka rezultuar me vonesa në përfundimin e projekteve bazuar në planin dinamik.

Sipas Auditorit, vonesat e tilla mund të vendosin komunën përball drejtësisë për shkak të mosrespektimit të kontratës dhe ekzekutimit të obligimeve me kohë ndaj kontraktueseve, dhe mos shfrytëzimin e përfitimeve të parapara të qytetarëve nga shërbimet që ato ofrojnë.

Kreu të komunë iu rekomandua që të shtoj kontrollet e mbikëqyrjes së projekteve dhe t’i eliminoi pengesat para hyrës në kontratë.

“Kryetari të siguroje kontrolle më të fuqishme në mbikëqyrjen e realizimit të projekteve në mënyrë që ato të përfundohen sipas planit dinamik dhe pengesat si mungesa e mjeteve dhe problemet pronësorë janë eliminuar para hyrjes në kontratë. Aty ku vonesat janë rezultat i kontraktuesit të zbatohen masat ndëshkuese sipas kushteve të përcaktuara në kontratë, në mënyrë që të rritet përgjegjësia tek operatorët ekonomik.”, thuhet në rekomandim.

Përmes letër konfirmimit, kreu i Komunës Mytaher Haskuka , konfirmon se e ka pranuar raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2018-të, të Komunës së Prizrenit.

Me anë të kësaj letre, komuna pajtohet më këto të gjetura duke mos komentuar ato.

“Pajtohem me të gjeturat dhe rekomandimet dhe nuk kam ndonjë koment për përmbajtjen e raportit…”, thuhet në mes tjerash në letrën konfirmuese.