Ilustrim

Arrestohet një person në Prizren, rrahu familjarë të tij e demoloi makinën

Një person është arrestuar dje me 13.04.2024 në Prizren, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij, si dhe po ashtu ka demoluar edhe makinën e familjes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.