Arrestohet pasi shiste drogë me radiolidhje

Mbrëmjen e kaluar, njësitet e stacionit policor në Pejë, në rrugën “Lekë Dukagjini” kishin marrë informacion se një person po shiste lëndë narkotike.

Duke u bazuar në informatën e marrë, policia kishte vepruar menjëherë dhe kishte arrestuar personin e dyshuar.

Gjatë kontrollimit të tij, policia kishte konfiskuar gjashtë paketime të cigareve të cilat në brendësi kishin substanca narkotike të llojit heroinë.

Policia kishte vazhduar kontrollimin edhe në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë i është gjetur dhe konfiskuar gjashtëdhjetë e katër 64 paketime substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë dhe dy radiolidhje.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, është ndaluar për 48 orë për të vazhduar me procedura te mëtutjeshme.