Qyteti i Prizrenit

Arrestohen dy persona në Prizren për kanosje të familjarëve të tyre

Dy persona janë arrestuar nga policia në Prizren nën dyshimin se kanë kanosur familjarët e tyre.

Policia ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit R.K. dhe A.S., të cilët  dyshohen se kanë kryer veprën
penale kanosje.

Sipas policisë, të dyshuarit janë të njohur për organet e rendit edhe si  përdorues të lëndëve narkotike ku në vazhdimësi i kanosin  familjarët e tyre duke iu kërkuar të holla.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve i është  shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

KALLXO.com ka raportuar sot për një rast të kanosjes ndaj prindërve në Prizren.

https://kallxo.com/arrestohen-dy-persona-ne-prizren-per-kanosje-ndaj-prinderve/