Ankohet zëvendësministri: Nuk kam komunikim me ministrin

Zëvendësministri Florent Hoxha raportin e tij të punës e ka quajtur ‘përmbledhje ekzekutive’, thotë se gjatë punës së tij ka pasur edhe vështirësi në realizimin e objektivave të tij, në mungesë të delegimit apo autorizimit të kompetencave nga ministri.

“Nuk kam marr asnjë përgjigje nga ministri i MKK-së deri më tani. Për këtë ju kam njoftuar në email zyrtar i nderuar z. Kryeministër”, shkruan ai.

Ai madje thotë i ka shkruar edhe një letër ministrit, por ai asnjëherë nuk ka kthyer përgjigje. Ministër i tij është Dalibor Jevtic, i cili mbanë edhe pozitën e zv. Kryeministrit.

Hoxha në raport thotë se në tre muaj ka vizituar disa nga komunat e Kosovës, ku ka pjesëtarë të komuniteteve pakicë.

Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete, Florent Hoxha në raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com thotë se në tre muajt e parë të vitit ka takuar pesë kryetar komunash.

Shkruan se në janar ka takuar kryetarin e komunës së Ferizajt,  nënkryetarin e Shtimes dhe nënkryetarin e Drenasit. Në muajin shkurt thotë se ka vizituar Skenderajn, ku ka takuar kryetarin e komunës. Ndërsa në mars thotë se ka qenë në Kaçanik, ku po ashtu ka takuar kryetarin.

Hoxha thotë se ka pasur edhe disa takime zyrtare me zv. ministrin e shëndetësisë, Rrustem Musa.

Të gjitha këto takime të raportuara, u ka bashkangjitur edhe foto me ata që është takuar.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Florent Hoxha.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Burbuqe Bakija – Deva.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:

Zëvendësministri: Isha në Novi Pazar e Guci

Zëvendësministri Qazim Rrahmani: Kam zhvilluar një turne nëpër Kosovë

100 ditët e Zëvendësministrit: Ishte tremujor plot ritëm

Raporti i punës: Një memorandum, disa ftesa e agjenda dhe shumë foto

Zëndësministri me katër takime për 100 ditë

Zëvendësministri: Kam marr pjesë në konferencën për media të ministrit Lluka

Zëvendësministri: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Zëvendësministri i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake

Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit

Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren

Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale