Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri i ambientit, Bashkim Musliu thotë se është takuar vetëm një herë me ministren e tij, Albena Reshitaj dhe se ‘premtimin’ për ndarjen e përgjegjësive nuk e ka mbajtur. Në mungesë të detyrave zëvendësministri është vetëkritikë.

“Thënë shkurt kam kryer të gjitha detyrat që më janë caktuar nga ministrja e MMH-së. Megjithatë, mendoj që është dashur të punojmë më shumë, sepse ministria jonë ka shumë punë, mirëpo deri tash kaq ka qenë hapësira të cilën e kemi gjetur aty”, thuhet në raportin e tij të cilin e ka siguruar KALLXO.com

Ai më pas ka listuar pesë detyrat, që siç thotë i ka përmbushur.

Thotë se e ka përfaqësuar MMPH-në në dy mbledhje të Qeverisë dhe ka marrë pjesë në dy konferenca ku ka përfaqësuar ministrinë. Po ashtu ka marr pjesë në organizimin e Ditës Botërore të Ujit; ka përfaqësuar Ministrinë e Ambientit në Ditën e Bibliotekarisë. Si dhe, është angazhuar në procesin për ndërrimin e lëndëve djegëse nëpër shkolla.

Ai tutje thotë se ka pritur palë të shumta në zyre, por shpreson që në të ardhmen do të punojë më shumë.

Bashkim Musliu është emëruar zëvendësministër i MMPH-së në tetor të 2017-tës.

Këtu mund të lexoni raportin e plot të zëvendësministrit Bashkim Musliu.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Izmi Zeka.

Gjergj Dedaj e raporton si punë vendosjen e luleve në lapidarin e Vlorës

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale

Për lopët-fabrika dhe kuriozitete tjera nga raportet e zëvendësministrave