Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zëvendësministri i MAPL-së, Bashkim Krasniqi i ka raportuar Kryeministrit edhe për çështje partiake. Ai përfaqëson Partinë Egjiptiane, dhe në janar të 2018-ës është zgjedhur kryetar dege në Fushë Kosovë për të dytën herë.

“Dega në Fushë Kosovë mbajti Kuvendin e Degës, ku qytetarët e Komunës propozuan dhe zgjodhën kryetar edhe për mandatin e dytë z. Bashkim Krasniqi”, ka shkruar ai në raportin e punës 100 ditore të tij, dorëzuar Kryeministrit, e të cilin e ka siguruar KALLXO.com

Bashkim Krasniqi është zëvendësministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Raporti i punës së tij 100 ditore është ndarë në 19 aktivitete.

Në janar thotë se ka takuar ministrin e FSK-së, ku qëllim i këtij takimi ishte që komuniteti Egjiptian dhe Ashkali të kenë përfaqësim më të mirë dhe integrim të qëndrueshëm në Forcën e Sigurisë.

Në këtë raport të punës së tij, ai thotë se ka marr pjesë edhe në Akademinë e organizuar për 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

Një tjetër takim thotë se e ka bërë edhe me drejtorin e TIKA-s Turke në Kosovë.

“U njoftuam për së afërmi me projektet që realizon ky agjension turk, mjaft i rëndësishëm në Kosovë. Biseduam dhe u dakorduam që komuniteti egjiptian të ketë përkrahje nga ky agjension dhe të investohet në projekte infrastrukturore, edukative, kulturore, rinore etj.”, thuhet në raport.

Krasniqi ka listuar edhe takime tjera, ku në pjesën më të madhe të tyre ishte i shoqëruar me deputetin Veton Berisha.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Bashkim Krasniqi.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Heset Sahiti.

Shkrime të tjera nga dosja e zevendesministrave:

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale

28 Korrik 2018 - 16:01

Erjonë Popova 28/07/2018 - 16:01
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend