Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

90 ditë punë në Ministrinë  e Diasporës, zëvendësministri Arian Daci thotë se i ka kaluar duke u marrë me hulumtimin e gjendjes momentale të çështjes së pranimit të Kosovës në Kartonin e Gjelbër, si dhe përcjelljen e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara me Shqipërinë në fushën e unifikimit të diasporës shqiptare.

Zëvendësministri thotë se ka takuar Blerim Pushkollin, Drejtor Ekzekutiv në Byronë Kosovare të sigurimeve dhe se me të ka biseduar në detaje për këtë problem.

“Pushkolli përpos informimit të detajuar gjithashtu më ka dërguar me postë elektronike edhe disa materiale si: korrespodencat mes Këshillit të Byrove në Bruksel dhe më ka njoftuar se së shpejti do të fillon implementimin e memorandum mirëkuptimit të nënshkruar mes MDIS-MPB dhe BKS për shitjen e policave të sigurimeve online për bashkatdhetarët”, shkruan në raport.

Në raportin e punës së tij si zëvendësministër, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, Daci ka dhënë edhe rekomandime për problemin e mos anëtarësimit të Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

Ai pasi përmend “përpjekjet shumë serioze” për ta takuar Greet Flore, Sekretare Gjenerale e Këshillit të Byrove Nacionale të Sigurimeve në Bruksel, thotë se në fillim të shkurtit janë takuar me të.

“Në atë takim së bashku me ministrin, Dardan Gashi kemi marrë shumë sinjale pozitive nga znj. Flore për zgjidhjen e problemit të Kosovës në Kartonin e Gjelbër”, vazhdon ai.

Më pas, Daci thotë se janë dakorduar se si fazë kalimtare deri në anëtarësim, të mundohen që të arrijnë marrëveshje mirëkuptimi për lëvizje të lirë me shtetet e BE-së.

Madje ai i ka rekomanduar Kryeministrit Haradinaj që të organizojnë edhe një takim bashkë me Guvernatorin e BQK-së, Drejtorin e BKS-së dhe disa Kompani të Sigurimeve në Kosovë, siç thotë, me qëllim të sigurimit të zotimit nga industria e sigurimeve në Kosovë që do të marrin përsipër obligimet nga automjetet që vijnë nga BE.

Tutje zëvendësministri thotë se ka përcjellë edhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë në unifikimin e diasporës dhe se ka pasur takime shumë domethënëse në këtë drejtim, e që janë në rrugë të mirë të zbatimit të tyre.

Bëhet fjalë për Marrëveshjen për Qendrat Kulturore të përbashkëta dhe Marrëveshjen për financimin dhe organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë.

KËTU mund të lexoni raportin e plot të zëvendësministrit Arian Daci.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Pas pak mund të lexoni raportin e zëvendësministrit Naim Qelaj.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale

29 Korrik 2018 - 14:22

Erjonë Popova 29/07/2018 - 14:22
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend