Bujar Nerjovaj

Zëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin

Zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj thotë se java e parë e tij e punës në këtë pozitë i ka ‘humbur’ me takime njoftuese me stafin e ministrisë.

Në raportin e punës 100 ditore dërguar Kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com thuhet se në këtë javë ai është njoftuar me ministrin, Mahir Yagcilar, sekretarin e përgjithshëm dhe drejtorë të departamenteve në kuadër te MAP-it.

Tutje në raportin e tij thuhet se java e dytë e punës i ka filluar me ndarjen e detyrave nga ministri.

“Në këtë takim ministri më ndau si resor IKAP-in që unë ta mbikëqyrë”, thuhet në raportin e tij.

Ndërsa javën e tretë zëvendësministri e përshkruan si javë më intensive në punë, ngase sic thotë “filluam të intensifikojmë takimet”.

Madje këtë javë, Nerjovaj thotë se ka përfaqësuar ministrin në mbledhjen e qeverisë.

Javën e katërt ai e përshkruan si javë të frytshme.

“Prandaj këtë javë organizova takime mes IKAP-it dhe Departamentit Ligjor të MAP-it në plotësimin dhe evidentimin e mangësive.. patëm dy takime shumë të frytshme dhe besoj që brenda javës do të kemi gati dokumentin [Rregulloren e IKAP]”, përfundon raporti i tij.

Raportin e plotë të zv.ministrit mund ta lexoni KËTU.

KALLXO.com do të publikoj raporte e zv. ministrave që i janë dërguar Kryeministrit.

Pas pak mund të lexoni raportin e punës së Bashim Krasniqit.

Shkrime të tjera nga dosja e zevendesministrave:

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale