Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë pune

Për 100 ditë punë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka listuar rreth 30 takime dhe vizita të ndryshme. Ndër tjera ai ka thënë që ka udhëhequr grupin punues për hartimin e strategjisë kombëtare për armët e vogla dhe të lehta.

Ky nuk është grupi i vetëm punues ku është angazhuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka. Në raport thotë se gjatë 100 ditëve të punës së tij është angazhuar që të udhëheq me tri strategji kombëtare.

“Strategjia për migrim, strategjia për riintegrimin e personave të riatdhesuar dhe strategjia e armëve të vogla dhe të lehta”, janë tri strategjitë që ai ka përmendur në raportin e tij të punës të cilin e ka dërguar tek kryeministri.

Ai thotë se si koordinator nacional ka asistuar në takimet e grupeve punuese të strategjive për të arritur implementimin e planit të veprimit të tyre.

“Takimet kanë qenë pothuajse ditore ..”, thuhet në raportin e tij.

Më pas, zëvendësi i Bejtush Gashit ka listuar 29 takimet që ka zhvilluar.

Ndër tjera ai thotë se ka pasur edhe takim falënderues me grupet punuese të strategjive dhe donatorët që ndihmojnë në realizimin e strategjive.

Këtu mund të lexoni raportin e plot të zëvendësministrit Izmi Zeka.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Shkrime të tjera nga dosja e zevendesministrave

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj e raporton si punë vendosjen e luleve në lapidarin e Vlorës

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale

Për lopët-fabrika dhe kuriozitete tjera nga raportet e zëvendësministrave

27 Korrik 2018 - 19:04

Erjonë Popova 27/07/2018 - 19:04
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend