Zëvendësministri: Kam marr pjesë në konferencën për media të ministrit Lluka

Zëvendësministri Xhavit Zariqi i raporton Haradinajt se ka marrë pjesë në konferencën për shtyp për publikim e marrëveshjes së Termocentralit “Kosova e Re”, të cilën nuk kishte folur para gazetarëve.

“Pjesëmarrja në konferencën për shtyp për publikimin e marrëveshjes së Termocentralit Kosova e Re, në MZHE. Gjatë konferencës për shtyp, gazetarëve u janë shpërndarë USB me kopje të kontratës së Termocentralit”, shkruan zv. ministri.

Në këtë konferencë për media para gazetarëve kishte folur vetëm ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka.

Zariqi i kishte raportuar edhe disa takime të brendshme tek kryeministri, duke e cekur se ato ishin takime formale.

Në një rresht, Zëvendësministri ia kujton Kryeministrit se në mars është takuar me të dhe me kryetarin e Komunës së Ferizajt.

Thotë që ka marrë pjesë edhe në dy mbledhje të qeverisë e në disa takime të tjera, kryesisht që kanë të bëjnë me fushën e energjisë.

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com e nisë me përshkrimin e mandatit të ti.

Në një faqe tekst, ai i shpjegon Kryeministrit cilat janë përgjegjësitë e tij referuar rregullores së ZKM-së. Në faqen e dytë, ai e njofton se cilat janë përgjegjësit e një zëvendësministri të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Shkruan se ka arrë pjesë në panairin dhe samitin “Materialet dhe Industria me Eficiencë të Energjisë”, i cili është mbajtur në Stamboll të Turqisë.

Madje në kuadër të përgjegjësisë së tij, ai ka raportuar se ka zhvilluar takim formal edhe me departamentin e Energjisë në kuadër të Ministrisë.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Xhavit Zariqi.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Usmen Baldzi.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:

Zëvendësministri: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Zëvendësministri i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake

Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit

Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren

Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale