Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës

Zëvendësministri Faruk Nura për 3 muaj punë ka realizuar disa vizita zyrtare, kryesisht në ambasadat e Kosovës nëpër Europë.

Zëvendësministri i Diasporës, Faruk Nura, në raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, thotë se ka realizuar takime dhe vizita të ndryshme, në vendet të cilat jetojnë pjesëtarët e diasporës si dhe investitorët potencialë strategjikë.

Ai ka listuar takimet me ambasadat. Thotë se ka realizuar takim me ambasadat e Kosovës në Hungari, Austri, Zvicër  dhe Konsullatën e Kosovës në Zvicër, që siç thotë ai qëllim është njoftuar për diasporën shqiptare në këto vende dhe studentët që studiojnë në këto vende.

Nura po ashtu thotë se ka vizituar edhe Kroacinë.

“Qëllimi kryesor i vizitës ishte mbajtja e takimit dhe e seminarit rajonal me mësues shqiptarë nga Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Zvicra, Greqia dhe Italia”, ka shkruar ai.

Thotë se janë marrë intenzivisht edhe me organizimin e manifestimit për diasporën “Ditët e Kulturës Shqiptare”.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Faruk Nura.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Cerim Bajrami.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale