Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime
Zëvendësministri Fatmir Gashi ndër aktivitetet e tij ka listuar edhe pjesëmarrjen në dy takime me ftesë të ZKM-së.
“Me ftesë të kabinetit të Kryeministrit mora pjesë në dy takime ku kontribuova në diskutimin lidhur me propozimin për projektin ideor për strategjinë zhvillimore afatgjatë të Republikës së Kosovës 2018-2028”, i shkruan zëvendësministri – Kryeministrit.
Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi në raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com thuhet se ai edhe e ka zëvendësuar shefin e tij, Bedri Hamzën në mbledhjet e Qeverisë.
Thotë se ka marrë pjesë edhe në takimin dy ditorë në Budva me Kryetarët e Komunave, ku ka mbajtur edhe një prezantim.
Veç Budvas, thotë se me ftesën e GIZ ka marrë qenë për vizitë studimore edhe në Shqipëri.
Ai ka listuar pjesëmarrjen e tij edhe në Konferencën e 43 vjetorit të Bankës Islamike.
“Me autorizimin e Ministrit Bedri Hamza mora pjesë në konferencën e 43 vjetore të Bankës Islamike për zhvillim e cila u zhvillu në Tunizi”, thuhet në raportin e tij.
Thotë se e ka përfaqësuar ministrin në komisionet qeveritare për disa çështje të rëndësishme, siç është: Pagesa e milionave eurove shtesë kompanisë Bechtel- Enka, për ndërmarrjet publike, për projektin e termocentralit Kosova e re etj.
KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Fatmir Gashi.
KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.
Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Shukri Maxhuni.
Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit
Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren
Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë
Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë
Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!
Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi
Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri
Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën
Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë
Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë
Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri
Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin
Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren
Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë
Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese
Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim
Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale