100 ditët e Zëvendësministrit: Ishte tremujor plot ritëm
Zëvendësministri Bujar Cakolli thotë se koha prej kur është emëruar kanë qenë tre muaj punë ishin plotë ritëm.
“Po ju paraqesë një raport tremujor të punës sime si zëvendësministër… i cili është një konsiderim real i punës sonë gjatë këtij tremujori plot ritëm dhe bashkëveprim të ministrisë sonë dhe të gjitha strukturave tjera shtetërore”, thuhet në fillim të raportimit të punëve të bëra gjatë 100 ditëve.
Këto nuk ishin fjalët e vetme miradije për punën e tij.
“Raporti tre mujor i punës është një material që shpreh më së qarti hapat në të cilët kemi ecur, arritjet më të mira, si dhe zhvillime e përgjithshme në dikasterin tonë”, shkruan zv. ministri.
Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndermarrësisë, Bujar Cakolli, në raportin e punës së tij 100 ditore, të cilin e ka siguruar KALLXO.com thotë se fillimisht kanë pasur punë në konstituimin e Ministrisë së tyre, e më pas janë marrë edhe me hartimin e programit të MIN-it për 2017-2021. Ndërsa pas kësaj është bërë edhe themelimi i Këshillit Kombëtar për Inovacion e Ndërmarrësi.
Ai më pas ka listuar edhe aktivitetet e tij, të cilat i ka emëruar si: konferenca, takime e vizita, e të cilat janë 9 në total.
Ai thotë se ka marrë pjesë në katër konferenca, ka zhvilluar tri takime, ka marr pjesë në një tryezë të rrumbullakët dhe ka bërë një vizitë në një kolegj privat.
KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Bujar Cakolli.
KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.
Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Milazim Gashi.
Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:
Zëvendësministri: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit
Zëvendësministri i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake
Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit
Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren
Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë
Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë
Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!
Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi
Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri
Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën
Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë
Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë
Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri
Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin
Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren
Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë
Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese
Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim