Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Raportin për 100 ditë pune në ekzekutiv, i cili ka shumë gabime drejtshkrimore, zëvendësministri i bujqësisë Vesel Krasniqi e nisë me takimin që kishte mbajtur me ministrin e tij, Nenad Rikalo dhe në të njëjtën ditë thotë se ka zëvendësuar atë në mbledhjen e Qeverisë.

Madje për këtë mbledhje të qeverisë ku ai kishte marrë pjesë, shkruan në raportin të cilin e ka siguruar KALLXO.com se kanë qenë 7 pika në rend dite, dhe më pas ai i liston ato.

Pesë ditë më vonë thotë së është takuar përsëri me ministrin Rikalo, ku ndër tjerë të tjera ka diskutuar edhe për detyrat e tij të reja si zëvendësministër.

Thotë se ka takuar edhe një biznesmen turk, por nuk ia ka përmendur emrin.

“Më 2 shkurt patëm takim edhe me biznesmenin turk (investitor), ku biseduam për mundësinë e bashkëpunimit. Ishin të interesuar të investojnë në prodhimin e fidaneve të forta, gjithmonë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë”, raporton zëvendësministri Krasniqi.

Ai më pas ka listuar edhe disa takime tjera me zyrtarë të ministrisë dhe zyrtarë tjerë.

Në raportin prej pesë faqesh të zëvendësministrit ka edhe gabime të shumta drejtshkrimore.

KËTU mund të lexoni në detaje raportin e zëvendësministrit Vesel Krasniqi.

KALLXO.com do të vazhdojë nesër të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale